Kronika

Video: Policia ‘zbarkon’ në rrugët e Tiranës, aksion i madh gjatë orëve të fundit




               Publikuar në : 09:57 - 21/09/18 |
mapo.al

Dy persona janë arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Në rrugën “Asim Vokshi” u arrestua Arsen Caka 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu dhe iu sekuestrua një pistoletë.


Gjithashtu, në bulevardin “Bajram Curri”, nga kontrolli në një makinë tip “Renault” u gjetën 3 pako me disa doza lëndë narkotike të llojit heroinë. Për këtë iu arrestua Gerard Ramaliu 29 vjeç, drejtues i mjetit u gjet lënda narkotike.

Aksioni i bluve të kryeqytetit është zhvilluar në kuadër të punës për rritjen e sigurisë në vend.

Gjatë këtyre kontrolleve, u shoqëruan për verifikim në komisariat 67 persona, të gjithë me precedent të mëparshëm penal, si dhe u kontrollua 67 automjete.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas