Kronika, Kryesore

Video: Policia vazhdon të arrestojë ‘të fortët’, ja pamjet

Operacioni “Ndëshkimi i të fortëve” godet sërish. Sekuestrohen armë, drogë e municione luftarake. Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme. Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. Lëvizte me armë në mjet, arrestohet në flagrancë shtetasi: •A. U., 24 vjeç, banues në Patos.



Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Kurse Specialistët kundër Krimit të Organizuar në DVP Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• K. M., 18 vjeç, banues në Durrës;
• R. H., 22 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip ‘Benz’ ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm
• një pistoletë tip “Blou” Mini;
• 2 krehra, 25 fishekë;
• një përdorues grushti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas