Kronika, Kryesore

Video: Policia publikon pamjet e aksidentit të tmerrshëm, ja arsyeja

Ky është rasti më i mirë për të provuar besueshmërinë dhe faktin që nëse qytetarët  në kohë tek policia.

Reagimi ishte i shpejtë dhe parandalues i pasojave të mëtejshme, që mund të vijnë si rezultat i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve, ashtu siç ishte edhe drejtuesi këtij automjeti, i cili si pasojë e mosrespektimit të sinjalizmit të semaforit në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” u përfshi në përplasje me një motomjet.



Nuk njoftoi policinë për aksidentin, u largua nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit. Po falë telefonatës në kohë dhe rregjistrimit të ngjarjes nga kamera e bordit të një automjeti, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij. E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Drejtuesi i mjetit A.N. 37-vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si dhe iu pezullua leja e drejtimit për mosdhënie ndihme të të dëmtuarit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit falenderon qytetarin që dha kontributin e tij në zbardhjen e ngjarjes rrugore duke telefonuar Policinë dhe rregjistruar aksidentin rrugor. Telefono 112 për çdo emergjencë 24/7!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas