Sport

Video/ Po asistonin në intervistën e Iniesta-s, plagosen 11 persona në Katalonjë

Ka shkuar ashtu si asnjë nuk e priste intervista e Iniesta-s për emisonin “Chester” në Spanjë.

Mesfushori spanjoll i Barcelonës do të zhvillonte një intervistë në ambient të hapur në një nga lagjet e qytetit ku do të fliste rreth karrierës së tij e të ardhmes larg katalanasve.



Për këtë arsye drejtuesit e emisionit e kishin parë të arsyeshme për të improvizuar një tribunë spektatorësh, e cila faktkeqësisht pak para se të fillonte intervista nuk ka mbajtur dot peshën e personave dhe është rrëzuar.

11 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, mes tyre edhe fëmijë, por fatmirësisht asnjë nuk është në gjende të rëndë. Sigurisht që regjistrimet e emisionit janë anuluar, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spital.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas