Kronika, Kryesore

Video/ Plas sherri në Portin e Durrësit. Vonohet trageti, pasagjerët dhunojnë rojet e sigurisë

Një sherr i madh ka ndodhur ditën e djeshme në Portin e Durrësit. Shkak është bërë vonesa e tragetit “Grandi Navi Veloci”, i cili ushëtonte drejt Italisë. Pasagjerët kishin prerë biletën për të udhëtuar në orën 12:00, por atyre ju desh të prinsin deri në orën 18:00. Kjo i ka acaruar shumë pasagjerët të cilët, pyesnin kudo dhe askush nuk u përgjigjej.

Situata bëhej edhe më stresuese duke llogaritur temperaturat që në pikun e vapës kanë shkuar në 40 gradë.



Por edhe pse gra e fëmije, të gjithë prisnin jashtë tragetit deri në orën 18:00 dhe askush nga kompania nuk jepte një përgjigje se përse e gjithë kjo vonesë, ose se kur do të niseshin.

Në port kishte edhe shume shtetas italian të cilët dëgjoheshin që bërtisinin. Një nga pasagjerët xhiroi dhe dërgoi këtë video sherri të turpshëm për autoritetet portuale dhe vetë GNV, në dritare.net. Ne po e përcjellim të plotë.

Marre nga Dritare.net

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas