Kronika

Video/ Pjesë e ‘mbretërisë së kokainës’, shqiptari humb ndjenjat në Gjykatë







               Publikuar në : 19:17 - 21/09/18 |
mapo.al

Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për ti dhënë ndihmë 33-vjeçarit shqiptar Ervis Gjyshi, i arrestuar disa ditë më parë, si pjesë e rëndësishme e një grupi të fuqishëm trafiku kokaine në Ankona.


Siç raportojnë këtë të premte mediat lokale, 33-vjeçari u shoqërua nga policia në gjykate mëngjesin e sotëm, por në hyrje të saj u ndje keq dhe humbi ndjenjat. U desh ndërhyrja e mjekëve për ti dhënë ndihmë shqiptarit, të njohur edhe si “Visi”, ndërsa seanca u shty.

Ai u arrestua në Itali gjatë aksionit policor të koduar “Mare e Monti”, që goditi një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës në Ankona. Sipas hetuesve, Gjyshi ishte shpërndarësi numër 1 i organizatës që përbehej më së shumti nga anëtarë të familjes Spinelli.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas