Sport

Video / Përplasje “horror” në Formula 1, çmimi i madh i Belgjikës nuk kalon pa aksidente






               Publikuar në : 16:22 - 26/08/18 |
mapo.al

Sezoni në Formula 1 ka hyrë në fazën më të nxehtë të tij dhe pilotët duken se nuk kanë më çfarë të humbasin. Të gjithë kërkojnë që të marrin pikë sa më shumë, duke e testuar veten dhe makinën e tyre deri në limite.


Kështu bënë dhe tri pilotët Fernando Alonso, Kimi Raikonen dhe Çarls Leklerk. Që në kthesën e parë të çmimit të madh të Belgjikës, pilotët nuk i hapën udhë njëri-tjetrit dhe u përfshinë në një aksident të frikshëm.

Një aksident që mund të ishte përhapur edhe më shumë, pasi të gjitha makinat ishin shumë pranë njëra-tjetrës. Gjithsesi, gara për pjesën tjetër të pilotëve vazhdoi pa probleme nën flamurin e verdhë, ndërsa Alonso, Raikonen dhe Leklerk përfunduan më herët.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas