Kryesore, Politika

Video/ Përplasja e shefit të policisë me protestuesit, reagon Basha: Këta janë Jaerd Çelët dhe Ermalët…Turp!

Ditën e sotme shefi i policisë dhe policët e tjerë në Fier u përplasën me protestuesit demokratë. Të rinjtë mbanin në duar një banderolë në shenjë proteste kundër krimit dhe drogës.

Gjestin e shefit të policisë që e gris banderolën e ka dënuar kryetari i PD-së Lulzim Basha.



Në një reagim në Facebook, teksa publikon videon, kryedemokrati shkruan, “Drejtori i policisë i pari dhe policët e tjerë pas tij rrëmbejnë dhe grisin banderolën e qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe me dinjitet kundër krimit dhe drogës. Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim!”.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Shihni si ka përfunduar policia e shtetit: një polici private në shërbim të dyshes Rama-Xhafaj. Drejtori i policisë i pari dhe policët e tjerë pas tij rrëmbejnë dhe grisin banderolën e qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe me dinjitet kundër krimit dhe drogës. Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim!

Këta policë as nuk e kanë idenë se veprimet e tyre janë dhunim i çdo të drejte njerëzore dhe politike, të drejtës së shprehjes, të drejtës së protestës, të drejtës për t’u dëgjuar, – sepse ata njohin vetëm shefin dhe jo Kushtetutën dhe ligjin. Janë Jaerd Çelët dhe Ermalët e policisë që edhe trafik droge bëjnë për shefin e vëllezërit dhe kushërinjtë e shefit.

Shikoni hendekun e madh që ekziston sot në Shqipëri mes qytetarëve europianë dhe shtetit antieuropian. Këta policë duhet të luftojnë drogën dhe krimin që Shqipëria të hyjë në BE, por si banditë ata luftojnë qytetarët që ngrenë zërin kundër drogës dhe krimit.

Shikoni gjithashtu nervozizimin e policëve si shenjë e një sistemi që po rrëzohet, siç rrëzohen regjimet antipopullore dhe antidemokratike. Qytetarët europianë po triumfojnë përditë mbi qeveritarët antieuropianë!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas