Kryesore

Video / Perla e Ronaldos dhe tregolësh, Portugali-Spanjë dhuron spektakël




               Publikuar në : 21:49 - 15/06/18 |
mapo.al

Portugalia dhe Spanja dhuruan spektakël në ndeshjen e mbrëmjes së ditës së dytë të Botërorit, pas dy ndeshjeve të tjera të së premtes që përfunduan me vetëm nga një gol secila.


3-3 rezultati përfundimtar i një përballjeje fantastike, ku protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo me 3 gola.

Sulmuesi i Realit shënoi me 11-metërsh, me të majtën nga jashtë zone dhe me goditje dënimi, duke i dhuruar një pikë ekipit të tij.

Ndërkohë, për Spanjën shënuan dy herë Diego Costa dhe Nacho, i cili shënoi ndoshta golin më të bukur të takimit.

Ndeshja

Portugalia e mbylli pjesën e parë me avantazhin 2-1, me dy gola të Ronaldos, ndërsa Diego Costa ishte autori i rrjetës së spanjollëve.

Në pjesën e dytë Spanja barazon. Është përsëri Diego Costa që e dërgon topin në rrjetën e portugezëve, 2-2.

Spanja përmbys në të 58’, ku ylli i Realit, Nacho, shënon një supergol.

Por mendon Ronaldo për Portugalinë. Goditje dënimi dhe CR7 ekzekuton mjeshtërisht, duke e dërguar topin në trekëndësh, për të barazuar 3-3.


Etiketa: , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas