Auto

Video/ Përditësohet ‘Tesla Model 3’, tani mund të hyjë dhe të dalë vetë prej garazhit

Pronarët e Model 3, janë zgjuar me një aplikacion të ri dhe tani, veturat tyre mund të lëvizin vet, për të hyrë dhe dalë nga garazhi.

Një ndër avantazhet më të mira e të pasurit një Tesla është se përditësohet lehtë, nëpërmjet telefonit të zgjuar.



Makinat e këtij prodhuesi, pranojnë softuer të rinj përmes ajrit, të cilat ua mundësojnë shtimin e aftësive teknologjike, jetë zgjatjen e baterisë, rritjen e shpejtësisë dhe mundësi më të madhe frenimi.

Në këtë formë, pronarët e makinave Tesla, mund të zgjohen dhe të shohin se ka një aplikacion të ri, që ua lehtëson formën e përpunimit, siç është ky që u huazua prej Model S dhe Model X.

Kjo mundësi që është parë më herët te këto vetura, tani është e mundur edhe për Model 3, që mundëson makinës të lëvizë në mënyrë autonome dhe të del apo të hyjë sërish në garazh.

Formati e lehtëson obligimin rreth garazhit, si dhe mundëson manovrim sa më të mirë në hapësirat e ngushta. Madje, Model 3 mundet edhe ta hapë dhe ta mbyllë derën e garazhit, vetëm duhet t’ia lini makinës t’i kryejë të gjitha obligimet vet.

Ky përditësim nuk është ndonjë ndryshim apo projekt i madh, por është një përparësi dhe mundësi që do ta zhvillojë Model 3.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas