Sport

Video / Partizani me ritëm titulli, mund Flamurtarin në shtëpi

Partizani vijon të kalojë një moment të mirë në kampionat, duke triumfuar në super ndeshjen e javës së 5-të ndaj Flamurtarit në shifrat 2-0.

Ndeshja u zhbllokua nga Mensah në minutën e 21-të. Sulmuesi i të kuqve mori një pasim fantastik nga Asani, duke arritur që të mposhtë portierin Kolici me një goditje shumë të saktë brenda zonës.



Skuadra e Gegës administroi mjaftë mirë rezultatin, madje shënoi edhe golin e dytë në minutën e 90-të. Një ish-futbollistë i vlonjateve Bruno Telushi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi që përfundoi në cepin e portës. Pas golit mesfushori nuk festoi në respekt të sezoneve që ka luajtur në Vlorë.

Partizani mori fitoren e tretë në 5 javë duke u ngjitur në vendin e dytë, ndërkohë që Flamurtari pësoi humbjen e dytë radhazi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas