Sport

Video/ Pamje të frikshme në automobilizëm, piloti shpëton për mrekulli… pasi bën dy rrotullime 360 gradëshe






               Publikuar në : 15:36 - 10/05/18 |
mapo.al

Matevos Isaakyan ishte duke garuar në Belgjikë, në garën e njohur si “6 Orët e Spa-Francorchamps”, kur papritur u përfshi në një aksident tmerrues.


Pamjet filmike të kamerave, të fokusuara mbi pistë për të ndjekur makinat garuese, tregojnë makinën “BR1 AER” të pësojë një ngritje të beftë nga pjesa e përparme, pasi ishte ngjitur deri në mesin e një maloreje në pistë, e më pas të bënte dy fluturime mbrapsht, për të përfunduar jashtë piste.

Oficerët e sigurisë raportuan pikërisht dy fluturimet 360 gradë që pësoi automjeti, që u ndal vetëm pas përplasjes me barrierat mbrojtëse.

Isaakyan u dërgua menjëherë në një qendër mjekësore për kontrollet rutinë, por për fat të mirë ia hodhi pa lëndime.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas