Kryesore, Politika

Video/ Oficeri i policisë: Djali i deputetit përdhunoi të renë, Taulant Balla e nxori nga qelia

Oficeri i policise në Fushë Krujë, Emiljano Nuhu ka rrëfyer ditën e sotme për gazetarin Basir Çollaku në lidhje me hetimin e zhvilluar nga ai, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.

Në intervistën e transmetuar në Shijak TV, Nuhu ka treguar se, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.



Nuhu ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.

Nuhu ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me përdhunimin e të resë ndërsa ka implikuar edhe vëllain e deputetit Balla, i cili sipas tij i ka vënë pistoletën në kokë oficerit të policisë

Gazetari: Përshëndetje!

Emiljano Nuhu: Përshëndetje, si jeni?

Gazetari: Uroj të jeni mirë më gjithë vështirësitë, sikletet dhe situatat që po kaloni.

Emiliano Nuhu: Shumë faleminderit!

Gazetari: Jeni një oficer policie, kur ka nisur karriera juaj dhe kush janë sektorët kryesisht që keni punuar në Policinë e Shtetit?

Emiliano Nuhu: Unë kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisarit. Në këto dhjetë vjet, 6 vjet kam punuar në sektorin e agjentëve të mbulimit dhe infiltrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2 vjet i kam në sektor të rendit dhe pjesën tjetër kam në Vlorë  si oficer i policisë gjyqësore te krimet e rënda, në sektorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017-2018 kam punuar si oficer i policisë gjyqësore në stacionin e policisë Fushë Krujë.

Gazetari: Dhe ky ka qenë ndoshta edhe momenti i fundit i punës tuaj? Deri tani së paku.

Emiliano Nuhu: Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithshëm zotit Ardi Veliu unë jam transferuar brenda ditës në drejtorinë e Beratit.

Gazetari: Si erdhi ky transferim nga Durrësi në Berat? Cilat ishin arsyet e këtij transferimi sipas asaj që ju dini?

Emiliano Nuhu: Arsyeja… Ka disa arsye. Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundur ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja i cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave.

Gazetari: Ndërpriteshin hetimet nga ana juaj por mund t’i merrte dikush tjetër …

Emiliano Nuhu: Nga ana ime, por oficerët e tjerë nuk e kan marr përsipër asnjëherë të hetonin këtë dosje prandaj erdhi tek mua.

Gazetari: Pra, ti ishe problemi në këtë rast?

Emiliano Nuhu: Unë isha problemi se qëkur filloi në datën 21 që filloi hapat e para, që kur u bë kallzimi. Kallzimi është bërë në datën 21 në komisariatin numër 3.

Gazetari: Në korrik?

Emiliano Nuhu: Po. Në korrik. Në 21 korrik 2018

Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.

Emiliano Nuhu: Po po. Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë Krujës ka shkuar në komisariatin numër 3 për të kallzuar shtetasin Rexhep Rrahja.

Gazetari: Dhe objekti i kallzimit?

Emiliano Nuhu: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka para këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë Krujës e merr, ku e ka ndaluar e ka marrë me force dhe e ka futur tek makina e tij.

Gazetari: E ka marrë me dhunë me një fjalë per ta futur në makinën e tij?

Emiliano Nuhu: Po, e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…

Gazetari: Po.

Emiliano Nuhu: E ka goditur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel me grushta, e ka djegur me cigare në pjesë të ndryshme, në kofshë, në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me qytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit dhe të gjitha këto që ka kallzuar kjo shtetase janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë.

Gazetari: Keni bërë veprime të tjera hetimore

Emiliano Nuhu: Kemi bërë, vërtetohen të gjithë thëniet e kallzimit nga veprimet hetimore që janë të njëjtat më thëniet e kallzueses.

Gazetari: Cilat janë provat tjera që keni grumbulluar për të vërtetuar dhe provuar deklarimin e kallzueses, pra këqyrje e vendngjarjes

Emiliano Nuhu: Po, do t’i shpjegoj, do t’i shpjegoj me radhë. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel ky shtetas ka mbushur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetases i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer.

Gazetari: Nuk është kryer. Dhe pastaj si kanë ecur ngjarjet?

Emiliano Nuhu: Këtë veprim ky shtetas, Rexhep Rrahja e ka kryer në mënyrë përsëritur brenda një periudhë një vjeçare. Nuk është veprimi i parë.

Gazetari: Pra, e ka bërë edhe disa herë të tjera?

Emiliano Nuhu: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Artur Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas