Kryesore, Politika

Video/ Një ditë me atlete, ditën tjetër si hokatar me liderët e NATO-s… protagonizmi i Ramës që zgjat vetëm një ditë…

Dy ditë me parë, mediat prestigjioze në botë shpërndanë një video ku në foton familjare të liderëve të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Londër, kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen me atletet e tij.

“Duket se dikush paska harruar këpucët…”, komentoi BBC në Tëitter.



Rama u bë sërish protagonist i një tjetër samiti të rëndësishëm, (vetëm një ditë më pas) sigurisht jo për ndonjë zgjidhje lidhur me sfidat e NATO-s, por për një video ku ai shihet duke i hedhur krahun kryeministres angleze, Thereza May teksa ajo, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti turk Erdogan po shohin në celular minutat e fundit të ndeshjes Angli- Kroaci qe përfundoi me fitoren e kësaj të fundit.

Si kryeministër “shëtitës” Facebook-u i tij është bombarduar edhe me një foto duke përqafuar presidenten e Kroacisë, pas fitores historike të Kroacisë mbrëmë me Anglinë.

Sikur këto foto të reflektonin mbështetjen edhe për Shqipërinë, ndoshta nuk do të ishim këtu…duke folur vetëm për protagonizmin e kryeministrit, që zgjat vetëm një ditë aq sa edhe videot…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas