Kronika, Kryesore

Video/ Nikla si Lazarati, zbarkon FNSH-ja dhe RENEA… blindat rrethojnë shtëpinë e ‘të fortit’

Forca të shumta policie që prej orëve të para të mëngjesit po zhvillojnë një operacion të madh në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar.

Në aksion marrin pjesë Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe  u vendosën edhe snajperë për të parandaluar ndonjë rezistencë nga personat që do u ushtrohej kontroll.



Deri tani sipas të dhënave janë ndaluar 11 persona, emra të njohur për policinë, të konsideruar si të rrezikshëm. Pjesëmarrja e forcave të shumta të policisë dhe prania e tyre në rrugët e Niklës e Krujës të kujton ndërhyrjen e 5 viteve më parë në Lazarat.

Mes të ndaluarve mësohet se janë shtetasit Flamur Haka, i konsideruar si person i rrezikshëm dhe person i kërkuar nga policia; Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Në operacionin që nisi rreth orës 5 të mëngjesit moren pjesë një numër i madh efektivësh policie të shoqëruar me 20 mjete të blinduara. Në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Operacioni u zhvillua ne konspiracion te plote, dhe u  perqendrua ne kontrolle per arme dhe droge ne banesat e një grupit te njohur si grupi i Niklës.
11 personat e ndaluar nga policia u shoqëruan në ambjentet e policisë së Durrësit ku pritet që tu komunikohet arresti.
Zyrtarisht policia e shtetit nuk ka dhënë informacion në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi personat e shoqëruar.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas