Kryesore

Video/ ‘Ngrihet, s’ngrihet’, tregtari për Ramën: E tha për rrushin e vetë, jo të popullit…

“Nuk mundet dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Për më tepër kur fillojnë ato kërcënimet, “shiko se do ngrihen këta dhe do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”.

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në seancën e Kuvendit solli mjaft reagime politike por edhe në rrjetet sociale.



LSI kërkoi përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit, por që u rrëzua nga Byroja.

Mazhoranca tha se deklarata e Ramës ishte thjeshtë një “metaforë pa qëllim ofendues”. Por këtë të martë, një nga tregtarët e vegjël akuzoi drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

Tani do ngre qepenin, solidarizohem me Shoqatën e Biznesit të Vogël. Një orë fiks, unë tani ngre qepenin. Ky është biznesi jonë, kjo është kasa jonë, kasa e Sali Berishës edhe e Edi Ramës kjo.

Ky është biznesi jonë. Falimentuam o shoqëria jonë, o popull. Se e tha ai atje, do më vinte mirë që ajo Monika ta merrte njëherë edhe atë çizmen për popullin aty.

Se populli nuk është nga ai që tha ai për popullin. E tha për rrushin e vetë ai, nuk e tha për rrushin e popullit. Ta dini, thuajini, asnjë lloj vize mos t’i hiqni kësaj.

Ky është populli, populli të ngre e të ul. Se ka ikur gjithë rinia more zotëri, s’ka rini”./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas