Kronika, Kryesore

Video nga aksidenti në Sarandë/ Pamjet të rënda, ja momentet e para pas ngjarjes…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesditës në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, pranë vendit të njohur si ‘Hidrovori’.

Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën një grua.



Një makinë “Ford” me targa “AA 609 UD” tip është përplasur me një motor tip “Piaggio” me targa “AL 429” me të cilin udhëtonin një çift turistësh italianë.

Mësohet se një çift italian që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet dhe gruaja ka gjetur vdekjen në vend ndërsa burri është trasnportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

Mëson se, makina është në pronësi të shtetasit me inicialet A.T., ndërsa motori ku udhëtonte çifti ishte marrë me qira dhe rezulton në pronësi të J.P.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Sarandë – Butrint, në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip “Ford” me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip “Piaggio” me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Po punohet për gjeneralitetet e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave./BW/

<
>
auto_auto_39959143_257892701515336_6889520789989621760_n15351047091535105393 1137-433x300 auto_39959143_257892701515336_6889520789989621760_n1535104709 aksidenti-sarande-514x450 (1)

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas