Politika

Video / Nard Ndoka frymëzohet në plazh: Dua të bëj jetëshkrimin e vetes time

Në librarinë e Drymades kamera e “Edicionit Veror”  ka hasur në edhe kreun e Partisë Demokristiane dhe deputetin Nard Ndoka, i cili zbulon për herë të parë për ABC News se po përgatit një jetëshkrim.

Gazetarja:E ke menduar ndonjëherë të shkruash një biografi për jetën tënde?



Nard Ndoka:Për çdo njeri që ka pasur një rol, jam disa herë i zgjedhur në parlamentin e Shqipërisë, kam drejtuar ministrinë e shëndetësisë, janë disa gjëra që mendoj se i kam bërë mirë, pse të mos jenë të shkruajtura diku, qoftë edhe si dokument familjar. Kam shkruar faqet e para. Mendja është gjë e madhe, librat ta pasurojnë.

Kreu i PDK, i cili mban në duar librin e shumëpërfolur “Zjarr dhe tërbim” nga Michael Wolff shprehet se ka lexuar të gjitha librat e presidentëve amerikanë, por nëse do të shkruhej një libër për atë që ndodh pas dyerve të parlamentit shqiptar, ai thotë se  politika shqiptare do t’ia kalonte edhe vetë Trumpit.

“Do t’ia kalonte edhe vetë Trumpit. Politika shqiptare është e komplikuar me ambjentet e veta të mbidheshme e nëndheshme, me marrëveshjet”.

I pyetur nga gazetarja nëse e ka kuptuar, këtë lloj politike, Ndoka shprehet se: “E kam kuptuar dhe prandaj kam rezistuar goxha në politikë”.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas