Sport

Video/ Mourinho shpërthen ndaj medias: Respekt ndaj meje

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho kërkoi “respekt” nga gazetarët dhe u largua para kohe nga konferenca e tij për shtyp, pas humbjes 0-3 në shtëpi përballë Tottenhamit, ndeshje e vlefshme për Premier League.

Humbja e një nate më parë ishte më e rënda e pësuar në karrierën e Mourinhos në një ndeshje të zhvilluar para publikut të vet, ndërkohë që tashmë numëron dy humbje në 3 ndeshjet e para të kampionatit, për herë të parë.



“Kam fituar më shumë Premier League i vetëm, sesa 19 trajnerët e tjerë së bashku – u shpreh Mourinho. – Tre tituj për mua dhe dy për ata. Kështu që respekt, respekt dhe vetëm respekt o njerëz”.

Goli me kokë i Harry Kane dhe dy golat e Lucas Moura në “Old Trafford” bënë nga ana tjetër që Tottenhami të ruante statistikat e një nisjeje perfekte të këtij sezoni, duke u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit.

Mourinho u përfshi në një konferencë për shtyp tejet të tensionuar edhe më herët gjatë javës, duke mbërritur 30 minuta më herët, duke mbrojtur marrëdhënien e tij me zv.shefin ekzekutiv Ed Woodward, e duke u larguar pas vetëm 4 minutash e 19 sekondash.

Portugezi në fakt ka fituar më shumë tituj të Premier League sesa pjesa tjetër e trajnerëve aktualë të elitës së futbollit anglez të marrë së bashku: ai ka triumfuar 3 herë përgjatë dy periudhave të ndryshme me Chelsean, ndërsa Pep Guardiola dhe Manuel Pellegrini kanë fituar nga një secili me Manchester Cityn.

Mourinho, i cili e ngriti për herë të fundit trofeun e Premier League 3 vite më parë, ka fituar gjithashtu dy tituj në Portugali, dy në Itali dhe një në Spanjë, sikurse edhe dy trofe të Champions League dhe një të Europa League me Manchester United vitin e kaluar.

“Ju doni të bëni mrekullinë me ekipin tim, që luajti kaq mirë? Në aspektin strategjik ishim kaq mirë sa nuk ka. Apo po përpiqeni ta transformoni këtë konferencë shtypi në një bisedë: ejani të fajësojmë këtë personin përballë?”,- u shpreh Mourinho.

I pyetur për mbrojtjen e United përballë Spursave, ai kërkoi prej reporterëve t’i thonin se “cila është gjëja më e rëndësishme, sepse ai vet nuk e dinte”.

“Kur unë fitoj, vij këtu shpesh dhe ju nuk jeni të lumtur që unë fitoj. Ju më thoni se gjëja më e rëndësishme është mënyra e të luajturit”,- vijoi më tej Mou.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas