Kryesore, Politika

Video/ ‘Mos u ngopshin’, Rama: Të fortët le të hanë kokën e njeri-tjetrit…

“Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit, ta hanë dhe mos u ngopshin”. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Repolitix”, duke iu referuar “të fortëve”

Gjatë debatit në studio, gazetari Artan Hoxha i përmendi kreut të qeverisë vrasjen e pazbuluara të ndodhura së fundmi. Teksa u ndal te atentati në Durrës, Rama tha: “Këta që hanë kokën e njeri-tjetrin, s’ndjej gjë veçse marr frymë thellë. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit ta hanë dhe mos u ngopshin”.



“Vrasjen e njeri-tjetrit ta bëjnë dhe janë të lutur ta bëjnë”, shtoi.

Artan Hoxha: Po si, mund të vriten njerëz të pafajshëm…

Edi Rama: Unë po them kur vrasin njeri tjetrin.

“Këta që bëjnë të fortët do zhduken, jo fizikisht. Nuk do jenë më shqetësim për njerëzin në amjentet publike.”, tha Rama.

Rama ne Repolitix on Vidnews.

Debati me gazetarin/ “E shkarkove Xhafajn? Nuk flisje me ministrin”… Rama: E pavërtetë, ai ka gojë vetë….

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshmen. Shefi i ekzekutivit përsëriti edhe njëherë se, “Xhafaj dha dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë”.

I ftuar në studion e emisioni “Repolitix” në Report Tv, gazetari Nikollë Lesi, iu drejtua Ramës: E dëbove apo dha dorëheqjen kjo është një çështje që ha detyrim….

Rama: S’ka asnjë diskutim se s’kam pas asnjë arsye…Ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë dhe do ketë respektin tim në punën që ka bërë.

Më tej, Lesi foli edhe për deklaratat e Astrit Avdylit, në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, të arrestuar në kuadër të aksionit policor “Vol-Vo 4”.

“Janë gjëra groteske se ata që i referohesh i ka arrestuar kjo polici”,tha Rama.

Më tej, Lesi tha se ka informacione se Rama nuk fliste me ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

“E pavërtetë”, e kudnërshtoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se Xhafaj ishte “i zgjedhur nga unë, i mbështetur nga unë dhe i tërhequr nga detyra me vullnetin e tij të lirë. Ai ka gojë vetë, e ka shprehur vetë, dhe të tjerat janë broçkulla që ziejnë në kazanin mediatik”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas