Kryesore, Politika

Video/ Mos e humbisni! LRI ka një mesazh të veçantë për ‘Piktorin e Jeshiles’

Që nga Jala ku të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim ndodhen prej disa ditësh, kanë dërguar një përshëndetje për të gjithë, duke mos harruar dhe kryeministrin Edi Rama, që në vargjet e këngës së tyre të titualluar “marshi i rinisë” e quajnë “piktori i jeshiles”.

Të rinjtë përshkruajnë situatën në vend dhe i bëjnë thirrje popullit të ngrihet për të rrëzuar kryeministrin Rama.



MARSHI:

Çohuni djem o edhe vajza
se rinia është e para
mbas burrneshës shkoni të gjithë
ta rrëzojmë këtë qeveri.

Shitën det e falën toka
por Shqipëria është e jona.

Në dorë të piktorit s’lihet vendi
ai nuk është një burrë shteti

Çohuni djem o edhe vajza
e rinia është e para
O piktor i jeshiles
shite shokët për karrige

Saje qorri ku je ti?
Edi Rama të shiti ty.

Nuk shef arsim në vendin tonë
shef veç parcela me drogë

Shqipëri moj sa durove?
koncesionet s’i mbarove

Taksa k’tej taksa andej
ky piktori po na rrjep

Çohuni burra çohuni gra
Gjithë rinia ne na la
thonë të ardhme këtu nuk gjejnë.

Mafie këtej mafie andej
Shqipëri moj zonjë e rëndë
ku do të shkoje ky halli jot?

Ne nuk ikim nuk të leme
piktori këtu nuk ka vend
Të iki ai nga vendi jonë
është e jona Shqipëria mëmë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas