Aktualitet

Video / Momenti kur makina me 24-vjeçarin brenda shpërthen në flakë




               Publikuar në : 21:58 - 28/05/18 |
mapo.al

Sot 24- vjeçarit Klodian Korançe,gjeti vdekjen në rrugën nacionale pranë ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.


Pamjet që po shihni tregojnë qartë se automjeti “Mercedez- Benz” përplaset me murin e servisit në anë të rrugës.

Automjeti i 24-vjeçarit Klodian Korançe doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të këtij servisi makinash. Viktima nuk ka pasur mundësi shpëtimi. Nga veprimet e para të policisë rrugore, dyshohet si shkak i aksidentit të jetë bërë dalja nga rruga e mjetit nga pagjumësia apo shpejtësia. Sipas policisë mjeti ka rënë në flakë menjëherë pas përplasjes. Ende nuk dihet shkaku i djegies, por dyshimet e policisë janë se makina ka marrë flakë për shkak të rrjedhjes së gazit, të cilin makina e përdorte si lëndë djegëse.

Nga përplasja e makinës me murin rrethues dhe më pas në oborrin e servisit, është djegur pjesërisht edhe makina e policisë e cila ndodhej aty.

Për shkak të rrethanave të rënda në të cilën ka ndodhur ngjarja veprimet e mëtejshme pritet të kryhen nga ekspertë më të specializuar  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të  daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.

 


Etiketa: , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas