Aktualitet, Kryesore

Video: Momenti kur grabitësi i banesave në Shkodër bie në kurthin e policisë

Policia e Shkodrës finalizoi me sukses operacionin “Long Wait” ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Dedaj, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç, Bregu i Bunës, Shkodër.



Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas