Auto

Video/ ‘Mercedes-Benz’ tani ka drita që ‘flasin’… prezanton teknologjinë ‘Digital Light’

Mercedes-Benz sapo ka prezantuar një teknologji të re të avancuar dritash të quajtur Digital Light System.

Videoja promovuese përqendrohet te aftësia e fenerëve të përparmë të makinës për të projektuar fjalë në rrugë, por teknologjia e së ardhmes ka potencialin për të bërë shumë më tepër.



Sistemi inkorporon drita LED projektuese me mbi një milion mikro-reflektorë që mund të shfaqin çdo gjë në rrugën para makinës.

Sistemi inteligjent mundet edhe t’i fokusojë rrezet e dritës në sektorë të caktuar të rrugës për të shmangur trafikun.

Sistemi mund të përdoret për të përmirësuar informacionin e navigimit ose të paralajmërojë drejtuesin e mjetit për rreziqet e mundshme në rrugë.

Sistemi i ri i dritave nuk është ende në listën aktuale të opsioneve, por nuk do të dojë edhe shumë kohë para se ta shohim të instaluar në makinat që dalin në shitje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas