Aktualitet, Kryesore

VIDEO/ Mëngjesi nis me aksidente në Elbasan, në gjendje të rëndë një fëmijë

Mëngjesin e kësaj të diele në Elbasan raportohet të kenë ndodhur dy aksidente, njëri në Unazën e qytetit dhe tjetri pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në aksidentin që ndodhi në rrugën që lidh Bulevardin “Aqif Pasha” me Drejtorinë e Policise, raportohet se ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një fëmijë, ndërsa në aksidentin tjetër ka mbetur i plagosur një i moshuar.



Informacion Paraprak
Rreth orës 09:30, në unazën e qytetit Elbasan shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA920CV, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H, 70 vjeç , banues në Elbasan. Shtetasi R.H u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ndërkohë dje në katër aksidente u shënuan disa të plagosur dhe një viktimë.

<
>
aksident-3 aksident1 aksident-2 aksident-3 (1)

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas