Sport

Video/ Me lojtarë amatorë në fushë, Sllovakia mposht pastër Danimarkën

Sllovakia mposhti pastër ditën e djeshme në miqësore, ekipin e Danimarkës, me rezultatin 3-0. Danezët, që prej problemit me lojtarët kryesorë, për çështjen e të drejtave të imazhit, nuk kishin më të mirët në grumbullim, u përfaqësuan me lojtarë amatorë, të kategorisë së tretë e të katërt, apo edhe nga futbolli i sallës.

Nemec dhe Rusnak ishin autorët e golave për Sllovakinë, të cilët u shërbyen saktë nga Juraj Kucka, ndërkohë që i treti erdhi si pasojë e një autogoli të çuditshëm nga Fougt, 11 minuta para përfundimit të sfidës.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas