Kronika, Kryesore

Video: Me 193 km/orë e xhama të zinj, policia kap të riun

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet gjatë fundjavës, kryesisht në orët e natës. Policia është stacionuar në rrugën interurbane Tiranë- Durrës ku janë konstatuar disa raste me shpejtësi tej normave, deri edhe në 193 km në orë.

“34-vjeçari nga Tirana me 193 Km/orë ✈. E pa pranueshme kjo shpejtësi skëterre. Për 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 151 km/h deri në 193 km/h.
21 drejtues mjetesh u dërguan në OASH, por shkuan shëndoshë pranë familje por pa patentë. Por këta drejtues mjetesh me mbi dy herë më shumë shpejtësi ✈ se sa lejon tabela rrezikonin të shkonte patenta pa ata🚑 në familje.🏡
Radari dhe polici rrugor në këto raste 👍👍👍”, bën të ditur policia rrugore.



Policia iu bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të qarkullojnë me shpejtësi brenda normave për të jetuar më gjatë.
“Drejtues mjetesh: Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju. Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni atë”, apelon policia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas