Arkiva 2

Video / Mbape si Zidan, PSG nuk njeh kundërshtarë në kampionatin francez

Skuadra e PSG-së ka marrë fitoren e radhës në Ligue 1, duke treguar edhe njëherë tjetër se kampionati francez iu takon vetëm atyre. Viktima e radhës për kampionët në fuqi ishte Angers, që rezistoi mirë në pjesën e parë, por në të dytën kapitulluan.

Fillimisht, ishte Kavani ai që shënoi, duke përfituar mjaft mirë nga një pasim i Nejmar. Me portën e boshatisur, uruguaiani nuk e pati të vështirë të kalonte PSG-në në avantazh.



Por Angers do të barazonte shumë shpejt me anë të një penalltie në minutën e 22’, vetëm 10 minuta pas golit të Kavanit. Mesfushori Mangani tregohet i saktë dhe ndëshkon portierin Areola.

Pjesa e parë do të mbyllej në barazim, por në të dytën, Parisi iu fal sërish Kilian Mbapesë. Sulmuesi francez realizon një supergol, duke goditur fluturimthi harkimin e Di Marias.

Më pas, do të ishte sërish Mbape protagonist. Pas një kombinimi shumë të bukur në të djathtë, talenti francez shërben në qendër për Nejmar, që nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve.

PSG duket e pandalshme në këtë fillim sezoni dhe treshja Nejmar-Mbape-Kavani vazhdojnë të shënojnë dhe të dhurojnë spektakël në fushën e lojës.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas