Kronika, Kryesore

Video/ Masazhe dhe… policia zbulon qendrën e prostitucionit në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbuluar këtë fundjavë një qendër masazhesh, e cila përdorej edhe për prostitucion. Zbulimi është bërë në kuadër të operacionit “Extra Service 2”. Qendra në fjalë quhet “Dimension and Spa” dhe ndodhej në rrugën “Beqir Luga” në Tiranë, në afërsi të sheshit “Avni Rustemi”.

Sipas Policisë, është arrestuar menaxherja e kësaj qendre, ndërsa është shpallur në kërkim administratorja. E arrestuara është identifikuar si Radmilla Marash, 33 vjeçe, banuese në Tiranë dhe menaxhere e qendrës.



Ndërsa shtetasja në kërkim është Ajsela Teli, 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Të dyja këto shtetase, dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, e kishin kthyer qendrën e masazheve në një vatër prostitucioni.

Klientëve meshkuj u ofroheshin shërbime seksuale në këmbim të pagesave më të larta. Burime brenda grupit hetimor thonë se në këtë qendër masazhesh ishin të punësuara të paktën gjashtë vajza, që shfrytëzoheshin për këtë lloj prostitucioni.

Qendra “Dimension” kishte rreth dy vjet që ushtronte aktivitetin e saj. Madje, administratorja Ajsela Teli kishte dhënë edhe intervista ne media për të reklamuar biznesin fitimprurës.

Policia kishte kohë që kishte rënë në gjurmët e aktivitetit të paligjshëm të qendrës së masazheve dhe ka ndërhyrë në një moment të përshtatshëm, duke kryer arrestimin në kushtet e flagrancës. Ndërkohë, hetimet për rrjetin vazhdojnë ende, pasi gjatë periudhës së verës, qendra në fjalë e zhvendoste aktivitetin në bregdet.

Po kështu, sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Tiranës, janë proceduar në gjendje të lirë edhe tri punonjëse, të cilat dyshohet se kryenin shërbime seksuale për klientët e qendrës së masazheve.

Ato pritet që ditën e hënë të merren në pyetje, ndërsa menaxherja e arrestuar pritet që të dalë përpara Gjykatës së Tiranës për masë sigurimi në fillim të javës. Mbi vajzat rëndojnë akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion”. “Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Extra Service 2’ nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë.

Arrestohet menaxherja e një qendre masazhi për veprat penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’ dhe shpallet në kërkim administratorja.

Procedohen në gjendje të lirë dhe tri punonjëse të qendrës së masazhit. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Extra Service 2’, bëri arrestimin e shtetases: R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Si dhe u shpall në kërkim administratorja e qendrës së masazhit, shtetasja: A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara, të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime ‘Extra’ kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 7 aparate celularë dhe 1 bllok shënimesh. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M. dhe A. T., për veprat penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’ parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal”, shkruan njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës./Burimi: Panorama/

aa

Barcelone

palester

spa

 

PasPara

1 koment

  1. pa merak se do ti nxjerrin shpejt se i kane shpatullat e forta keto gocat. Peshk i madh fshihet pas tyre dhe ju te mediave e dini me mire se kush eshte pronari i vertete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas