Kronika, Kryesore

Video / Masakra e Lushnjes, si u ekzekutuan me breshëri dy të rinjtë në 2017

Ngjarja ndodhi në 11 tetor të vitit të kaluar, ndërsa autorët janë Laert Haxhia dhe Orges Bilbili. Në videon e siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha duket momenti kur Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hapin zjarr me automatik në lokal në datë 11 tetor të vitit të kaluar.

Pas vrasjeve, sikur duket nga video ekskluzive e publikuar në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga, autorët janë largua me shpejtësi rrufe me një makinë tip Benz, ndërsa edhe njerëzit që ndodhen pranë vendit të ngjarjes ikin me vrap.



Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar. Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por në atë moment nuk ndodhej në lokal.

Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë, ndërsa vrau edhe dy persona të tjerë. Autorët janë në kërkim, ndërsa pak ditë më parë RENEA dhe FNSH rrethuan një banesë fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty, por në përfundim të operacionit mbeti i plagosur një i moshuar, ndërsa autorët nuk u gjendën.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh se dy personat që janë në kërkim vijojnë që të rrinë në Lushnje, pasi kanë garanci që nuk do të kapen. Ai tha se dy të rinjtë janë vrarë aksidentalisht, pasi objekitivi ishte Xhulio Shkurti.

“Lushnja ka një histori ngjarjes ku është përfshirë edhe politika. Mënyra si ndodhi ngjarja, tre veta të armatosur që shëtisnin në mes të qytetit dhe dalin dhe hapin zjarr mbi një lokal mbi një grup njerëzit, aty zoti ka shpëtuar shumë njerëz. Dy djem të rinj humbën jetë. Edhe me kaq pasojat janë shumë të mëdha.

Të dalin haptazi në mes të qytetit, dhe madje janë persona në kërkim. Si është e mundur që dalin në mes të qytetit ditën për diell dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes qetësisht. Para një viti bënë atentat, pas një vriti vranë dy. Strukturat tona janë kaq të paafta dhe të korruptojnë dhe dalin lirisht, paralizojnë strukturat. Policia bëri 14 tentativa për ti kapur në një vit resht. Pse rrinë ata? Jo thjeshtë kanë bazat, por kanë garancinë që nuk do të preken, garanci nga ata që i kanë në dorë për ti kapur. Në Lushnje vijojnë që të ndodhin ngjarje të tjera.

Në dhjetor të vitit të kaluar janë larguar 13 familje në azil. Organizatat kriminale janë të mirë strukturuara. Unë që rri aty kam garanci që nuk do të kapem. Në vendin e ngjarjes kanë qenë tre autorë, kjo është ngjarje shumë e dokumentuar, pasi ka shumë informacion. Dy të rinjtë janë vrarë kot, objektivi ka qenë djali i Ramadan Shkurtit, Xhulio Shkurti, ai nuk ndodhej aty punë minutash. Çështje kohe. Policisë iu lidhën duart pas 2017. Një pjesë e grupit kanë bashkëpunuar dhe kultivuar kanabis me oficerë policisë”, tha Artan Hoxha. / Report tv

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas