Kryesore, Politika

Video Live/ Basha: Rama bashkëqeveris me krimin. Balla, mik i bandës së Lushnjës, Çyrbja i bandës së…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në bashkëbisedimin që ka nisur me gazetarët ka nxjerrë në pah dy skandalet më kryesore të kësaj vere të një qeverie që bashkëqeveris me krimin: i pari ishte lidhja e deputeti Taulant Balla me anëtarin e bandës së Lushnjes, Edmond Begon dhe lidhja e deputetit Jurgis Çyrbja me anëtarin e bandës së Shullazit, Gilmando Danin.

“Dje bandat kanë ndërmarrë një akt të paprecedentë ndaj koleges suaj Klodiana Lala, – tha Basha. –  I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i Prokurorisë, që në vend të deklaratave inkurajuese, duhet të fillojë hetimin gjithpërfshirës se nuk ka njeri në Ballkan e Europë që nuk e kupton se kjo ndodh kur qeveria bashkëqeveris me krimin.



Pas këtij akti kriminal qëndron bashkëqeverija e Ramës me krimin. Denoncimi i fundit i kësaj gazetareje ishte lidhja e Çurbjes me bandat.  Në Kuvend duhet të kishte mbërritur kërkesa për arrestimin e Çyrbjes.

Mos kujtoni se bandat kriminale e kanë anëtarësimin me tesara apo bordero, por është me bashkëpunim. Asnjë kërkesë nuk ka mbërritur për arrestim. Krimi e kupton syshkeljen nga pushteti. Krimi nuk pret ta marrë në telefon Edi Rama, por mjafton edhe një syshkelje si në rastin e gazetares kur plumbat të binin dhe në dhomën e dy fëmijëve.

Në Shkodër, bandat si ajo e Bajrave, rrëmben e përdhunon dhe shoqërohet me furgon Policie. Më vjen keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar. Por kur kryeministrin e kanë në xhep, ato sundojnë.

Bandat sundojnë Elbasanin ku sot kanë Policinë dhe me gjithë premtimet e mëdha, asnjë nga bandat nuk ka përfunduar prapa hekurave se e kanë për krenari lidhjen me pushtetin.

E dëgjuar Taulantin? “E kam mik”, tha. Është mik me anëtarin e bandës së Lushnjes dhe kjo miqësi me të ka bërë që të shkelet ligji për prokurimet dhe Edmond Bego të përfitojë 14 milionë euro në zonën elektorale të Taulant Ballës!”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas