Aktualitet

Video/ Lëkundjet e tërmetit, dëme tek banesat e fasadat dhe në Elbasan




               Publikuar në : 15:05 - 04/07/18 |
mapo.al

Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan nga informacionet e grumbulluara deri në orën 14:30 nga zyrat e emergjencave civile në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan raporton se në fshatin Marinaj në Njësinë Administrative Qendër të bashkisë Librazhd është dëmtuar banesa e familjes së Shpëtim Karait.


Demet termeti elbasan (5)

Në qytetin e Cërrikut ka dëmtime të pallatit numër 13, ndërsa në fshatin Shinjon në Njësinë Administrative Bradashesh është dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të orës 11:01 të ditës së sotme banesa e shtetasit Thoma Ranxha.

Nga informacionet paraprake të gjitha objektet e dëmtuara për shkak të lëkundjeve sizmike rezultojnë tejet të amortizuara.

Demet termeti elbasan (1)

Ndërkaq më herët u raportua se nga tërmeti pati plasaritje edhe të fasadës së pallatit numër 8 në lagjen “Dyli Haxhire Myzyri” në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht përveç panikut të madh dëmeve të vogla materiale nuk ka pasur dëme në njerëz.

Demet termeti elbasan (2)


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas