Kryesore

Video/ Ky filmim zbuloi grupin e grabistëve nga Durrësi që vidhte në Berat, mes tyre dy vajza

Një grup grabitësish prej katër personash që ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Kuçovës janë zbuluar falë kamerave të sigurisë.

Të rinjtë u filmuan gjatë një tentative për grabitjen e një lokali. Nga pamjet e sekuestruara nga Policia, fytyrat e katër personave duken qartë, çka çoi dhe në identifikimin e tyre. Në bazë të verifikimeve nga Policia, rezultoi se bëhej fjalë për dy vajza dhe dy djem, që të katërt nga Durrësi.



Të rinjtë u filmuan, ndërkohë që po tentonin të grabisin një lokal në fshatin Havaleas të Kuçovës. Në pranga ka përfunduar Ledjana G. 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër e grupit, B.O. 15-vjeçe po hetohet në gjendje të lirë.

Ndërsa dy djemtë, S.B 23 vjeç, E.D 16 vjeç janë shpallur në kërkim. Katër të rinjve në bashkëpunim me njëritjetrin, më 25 prill në fshatin Havaleas Kuçovë, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, 26 vjeç.

Gjithashtu, ata dyshohen si autorë të vjedhjes së ndodhur më 8 shkurt në fshatin Perondi të Kuçovës, në lokalin e shtetasit A.Sh, 60 vjeç, ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh. “Më datë 25.04.2018, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë e shtetases Ledjana G., 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B.O, 15 vjeçe, banuese në Durrës. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S.B, 23 vjeç, E.D, 16 vjeç, të dy banues në Durrës”, bën të ditur Policia e Beratit. Mësohet se 30-vjeçarja Ledjana G. Si dhe vajza e mitur B.O. u kapën në flagrancë në një makinë tip “Opel”.

Automjeti drejtohej nga vajza 15- vjeçare dhe për këtë arsye, ndaj saj, përveç grabitjes, rëndojnë dhe dy akuza të tjera. “Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘Vjedhje e mbetur në tentativë’, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25, raporton Panorama.

Shtetasja B.O u procedua dhe për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip ‘Opel’ pa leje drejtimi, ‘Njoftim i rremë i organeve të rendit’”, bëhet e ditur nga Policia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas