Arkiva 2

Video / Kush është “shtriga” e Aviacionit Civil, Rama: I sharë kush…

Ceremoninë e inaugurimit të linjës “Air Albania”, Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur një batutë për drejtoreshën e Aviacionit Civil, Belinda Balluku, të cilën e quajti si “Shtriga e kuq e zi të Aviacionit”.

Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla dhe ka punuar me Kryeministrin Rama si drejtoreshë e kabinetit në Bashkinë e Tiranës.



“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që e bënë të mundur realizmin e kësaj ëndrre me vetëdijen e plotë që kjo ëndërr tani kërkon të mbahet gjallë dhe të bëhet fuqia tërheqëse e garancia e të gjithë shqiptarëve që do duan të fluturojnë në shtëpinë kuq e zi të ajrit dhe mbi të gjitha një falënderim shumë të veçantë për folësen e parë të këtij eventi, Belindën, “shtrigën” tonë kuq e zi të aviacionit, që ka bërë çka duhej me një profesionalizëm dhe me një vullnet e pasion pa të cilin s’do ishim këtu sot.

Sikur dua të falënderoj edhe folësin e dytë, një mik i mirë i këtij vend, përfaqësues i presidentit në bordin e “Air Albania”, ai vetë një pilot i rrahur me erërat dhe që ka përshkruar besoj gjithë qiejt e rruzullit, për asistencën e tij në të gjitha aspektet”, tha Rama.

Në fund kreu i qeverisë tregoi se është ai autori i dizenjimit të veshjeve të stjuardesave dhe logove të avionit, të cilat i ka publikuar disa herë në Instagram.

“Suksese vajzave dhe djemtë të “Air Albania”-s dhe kush i besoj që veshjet s’kanë të sharë, apo kush i shan është i sharë”, tha Kryeministri në fund të prezantimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas