Sport

VIDEO / Kur Panucci bënte të qante gjithë Skocinë: Shpagim se nuk fitova Botërorin

Kristian Panuçi është një emër që shumëkush në Skoci nuk e kujton me nostalgji. Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka thyer zemrat e skocezëve thuajse 11 vite më parë, në nëntorin e 2007-ës, kur me Italinë shënonte golin e fitores 2-1 që çoi përfaqësuesen e tij në Euro 2008.

 



Një moment të cilin Panuçi e kujton me shumë nostalgji, pasi për të ishte shumë i rëndësishëm, 1 vit pas suksesit të Italisë në Botërorin 2006 ku ai nuk ishte ftuar nga trajneri Marçelo Lipi.

“E mendoj ende atë gol kundër Skocisë. Ajo ishte minuta e 92-të dhe momenti kur ne nuk u kualifikuam për Kampionatin Europian. Ai gol ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe shumë emocional, pasi kisha humbur mundësinë të fitoja Botërorin 2006. Ajo ishte një nga pikat më të larta të karrierës time.

E kam kujtuar 100 herë atë moment, krosin nga Andrea Pirlo dhe goditjen time me kokë në shtyllën e dytë. Uroj që lojtarët e mi të më japin një ndjesi të njëjtë të hënën”, ishin fjalët e trajnerit për “Daily Mail”, duke shpresuar që të hënën të bëjë përsëri të qajnë skocezët, si 11 vite më parë. /vipsport.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas