Sport

Video / Kukësi humbje turpëruese në Gjeorgji, por ka ende shpresa për kualifikim

Kukësi e ka mbyllur me një humbje të thellë 2-5 sfidën e parë të turit të tretë në Europa League ndaj Torpedos. Skuadra verilindore ka vuajtur shumë pasojat e ardhjes së vonë të Rexhinaldos vetëm në orët e fundit. Ekipi i Cungut pësoi plotë 4 gola që në 45 minutat e para.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me Kukhianidze, ndërkohë që në minutën e 15-të, do të ishte sërish ai që do të gjente rrugën e rrjetës. Verilindorët u kundërpërgjigjën me një super gol në minutën e 22-të me Harba, por vendasit nuk u ndalën me kaq, pasi realizuan edhe dy gola të tjerë brenda 3 minutash me Marin dhe Kimadze.



Në pjesën e dytë, Torpedo uli presionin, por në minutat e fundit shënoi edhe golin e pestë, por kuksianet nuk u dorëzuan duke gjetur edhe golin e dytë Sebino Plakun nga pika e bardhë dy minuta nga fundi. Në sfidën e kthimit Kukësi duhet të fitojë 3-0 për të kaluar në fazën play-off. /Koha Jonë/







PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas