Ekonomi, Kryesore

Video/ Kryetari i Këshillit Bashkiak Kukës: Tarifa prej 100 lekësh e përballueshme nga qytetarët! Kjo çështje për ne është e mbyllur

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat ku ka folur për tarifën simbolike prej 100 lekësh që banorët e Kukësit do të kenë për përdorimin e kësaj rruge.

Kryetari i Këshillit Gjelbrim Shehu thekson se ditën e sotme duhet të mblidhej këshilli bashkak ku në axhendë ishte edhe tarifa e rrugës së kombit.



Sipas tij, mbledhja nuk është zhvilluar sepse nuk është plotësuar kuorumi që kjo mbledhje të niste, pra, nuk është plotësuar numri minimal i anëtarëve pjesëmarrës që duhet për tu zhvilluar mbledhja.

Me tej kryetari Shehu thekson se pas bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe koncensionarin është rënë dakord për tarifën modeste prej 100 lekësh për qytetarët e Kukësit, që është një shifër krejt e përballueshme nga qytetarët.

Shehu shprehet se kjo pikë e rëndit të ditës nuk do të rishihet më në mbledhjet e radhës pasi konsiderohet e mbyllur, për sa kohë reflektimi i qeverise dhe koncensionarit ne bashkepunim me keshillin bashkiak  ka ne rene dakord per vendosjen e shumës simbolike prej 100 lekësh si tarife për këta banore./lexo.al/

REAGIMI I PLOTE:

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas