Kryesore

Video / Krisja e marrëdhënieve me Ramën? Landi i “West Side Family” e sqaron për herë të parë

Roland Hysi, një nga anëtarët e grupit “West Side Family”, është komentuar shumë pas vdekjes të Dr. Florit, pasi i ka ndenjur mjaft afër fëmijëve të tyre.

Por është përfolur shumë edhe për marrëdhënien e tij me Edi Ramën, pasi kohë më parë ata patën edhe një bashkëpunim, ku dolën krah tij.



Pyetjes se çfarë e bashkon me Ramën, Landi i është përgjigjur kështu: Unë jetoj ende në Tiranë. Tirana ende është pikënisje ku fillon mundësia, aty ku kam të ardhmen, kam ëndrrat e mia, aty ku ngjitur janë Xhamia edhe Kisha, ku ndahet dhe pajtohet Rama, Basha, Meta dhe Berisha.

Ka Rolex në duar, ka politikë të çoroditur e që nuk punon për Shqipërinë e shqiptarët. Ka shqiptarë që ende nuk ngrihen të protestojnë për të drejtat e tyre, por protestojnë kryesisht në organizime partish e për të ashtuquajtur politikanë që në mbi 27 vite kanë gatuar çorba të vrerosura. Ka ende politikë që promovon nëpërmjet medias gjuhë urrejtjeje, gjuhë përçarjeje, baltë, hedhje faji e tipit hajdutesk që bërtet ndaj kundërshtarit: “Hajduti! Hajduti!”, deklaroi Roland Hysi për Panorama Plus.  Më tej ai shtoi se : “Ajo që më bashkon më cilindo kryeministër është shumë pak dhe ajo në ato pak raste është puna në të mirë të Shqipërisë e shqiptarëve. “West Side Family” është grup më gjithëpërfshirës se cilado parti në Shqipëri. “WSF” ka rreth 20 vite që votohet pro nga të gjithë shqiptarët, pa dallim bindjesh politike, gjinie, krahine, ide-je, moshe, etj..”

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas