Kryesore, ShowBiz

VIDEO / Këngëtarja në TV grek: Jam shqiptare dhe e kam për nder e krenari

Mediat në Shqipëri kanë publikuar një lajm sipas të cilit këngëtarja Bela Meri, duke folur për mediat greke, “ka pranuar origjinën e saj shqiptare”.

Në fakt, ajo ka deklaruar që para tre vjetësh se është me origjinë nga Korça, dhe ka shtuar se ndihet krenare për këtë.



Bela Meri, që jeton në Selanik, është një nga zërat më premtues dhe më të suksesshëm në Greqi. Këngët e saj në YouTube kanë më shumë se 1,5 milion shikues.

Ja fragmenti ku Bela deklaron në emisionin e moderatorit Grigoris Arnautoglu në TV grek ANT1, se është me origjinë nga Korça.

ARNAUTOGLU: Origjina jote është nga?…

BELA: Nga Shqipëria.

ARNAUTOGLU: Nga cili vend?

BELA: Nga Korça.

ARNAUTOGLU: Dhe sa vjet  ke këtu?

BELA: Që në moshën tre vjeçe.

ARNAUTOGLU: A ndjen siklet kur thua që je nga Shqipëria?

BELA. Jo, është nder dhe krenari për mua.

ARNAUTOGLU: A e ke ndjerë ndonjëherë racizmin në Greqi?

BELA: Kur erdhëm në fillim, meqë ishim nga Korça dhe shkuam në Follorinë, ishin shumë afër të dy qytetet dhe nuk e kuptoja se kishim shkuar në një vend tjetër. Por mamaja ime më mësoi që nuk duhet t’u japësh rëndësi komenteve raciste, sepse kush përpiqet që të të ulë, ai e bën këtë sepse ka komplekse, mos ua var. Dhe kështu bëra.

ARNAUTOGLU: Dhe shumë mirë bëre… Po në shkollë?

BELA: OK, kur isha e vogël po. Sepse fëmijtë nuk i filtrojnë ato që thonë, janë të vegjël.

ARNAUTOGLU: A ke vëlla, motër.

BELA: Jo, jam vajzë e vetme.

ARNAUTOGLU: A shkon në Korçë?

BELA: Shkoj për festa, për Krishtlindje.

ARNAUTOGLU: A ke kënduar aty?

BELA: Jo. Por e dua shumë. Sepse ka këngëtarë nga Greqia që shkojnë e këndojnë dhe marrin dhe pare të mira.

ARNAUTOGLU: Sa vjeç je?

BELA: 23.

ARNAUTOGLU: 23?… Je e vogël, por të shoh shumë të pjekur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas