Kronika

Video/ ‘Ke ndonjë gjë për të thënë…’, shihni reagimin e autorit të aksidentit në Fier ku vdiqën dy kushërinjtë






               Publikuar në : 11:04 - 29/08/18 |
mapo.al

Amarildo Çalamani, autori i aksidentit të rëndë në Roskovec të Fierit ku humbën jetën dy kushërinj, ka dalë sot para gjykatës ëpr t’u njohur me masën e sigurisë.


Çalamani ka mbërritur në gjykatë i prangosur me një palë pranga bashkë me një tjetër të akuzuar për çështje tjetër.

Brenda sallës së gjyqit, Amarildo e mbante kokën ulur dhe dorën mbi ballë për të treguar pendesë. I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë gjë për të thënë ai ka tundur kokën në shenjë mohimi.

Çalamni ishte autor i aksidentit në Arapaj ku mbeten të vdekur dy kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani dhe i plagosur Martin Dogani.

Dy viktimat kanë qenë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe pasi ka marrë përpara të rinjtë, ka rënë në kanal.

Drejtuesi i mjetit Amarildo Çalamani, pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas