Auto

Video/ Kamioni shtyp autoveturën… shpëton mrekullisht shoferi

Mund të duket e pamundur, por fatmirësisht një shofer i ri ka shpëtuar gjallë pasi një kamion është batuar mbi makinën e tij, duke e shtypur thuajse tërësisht.

Ngjarja ka ndodhur në Bangkok, kur drejtuesi i një kamioni të tonazhit të rëndë dhe i ngarkuar me 25 ton material ka qenë në gjendje të dehur dhe ka hyrë me shpejtësi të lartë në një kthesë.



Si pasojë e shpejtësisë makina është anuar duke u batuar në një krah, e duke rënë mbi një Toyota Fortuner.

Duke parë gjendjen e makinës pak kush do e kishte menduar që personat që ndodheshin në mjetin e vogël të kishin shpëtuar gjallë.

Por fatmirësisht, në makinë ndodhej vetëm shoferi, i identifikuar vetëm si Voravut.

Ai ka treguar nga spitali se kishte parë ngarkesën e kamionit të binte mbi makinën e tij, e për këtë arsye ishte shtrirë në pjesën e poshtme të makinës.

<
>
1-128 2-122 3-121 4-108 6-95 7-80 makina-17
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas