Kronika, Kryesore

Video / Kamera e fshehtë zbulon si shitet droga në gjimnazet e Tiranës

Emisioni “Stop” ka kryer një investigim në disa nga shkollat e mesme të Tiranës, aty ku lëndët narkotike shiten e blihen në mes të ditës fare lirisht.

Në gjimnazet “Partizani”, “Sinan Tafaj”, “Ibrahim Rrugova” në Kamëz, “Besnik Sykja” e “Petro Nini Luarasi” është më lehtë të gjesh hashash se çdo gjë tjetër. Madje ka raste kur dozat e narkotikëve hidhen nga dritaret e klasave.



Kamera e emisionit “Stop” sfaqi me zë dhe figurë sesa lehtë mund të blihet hashashi nga nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet.

Shkolla e mesme “Partizani”

Blerësi – Çuna, keni çakmak?

Nxënësi 1 – Çfarë do? Çakmak? Jo, s’kam!

Blerësi – Ëhë, s’e pikan cigaren çunat…

Nxënësi 1 – Ne pijmë vetëm hashash.

Blerësi – Ëëë, hajde na jep dhe neve, hajde një herë këtu, hajde një herë këtu, hajde se e kam seriozisht për zotin.

Veç ma gjej ku ta gjej se të jap unë sa të duash ti! Hajde!

Nxënësi 1 – Jo mo, e ka kyyy…

Nxënësi 2 – Kë do marrësh? X?

Nxënësi 1 – Ça o burrë, të marr atë shefin tim!

Blerësi – Po sa lekë mundet me më shku?

Nxënësi 1  Po ke katërshe, pesë, sa të duash…

Nxënësi 2 – Po ju keni ditëlindje përditë?

Nxënësi 1  Alo!

Blerësi – S’ka gjë se shkojmë bashkë!

Nxënësi 1 – Jo unë, jo!

Nxënësi 2 – Shkojmë bashkë thotë, shih ça thotë mo jeta!

Blerësi – Ikim bashkë, mor burrë! Ç’ke?

Nxënësi 1 – Po hë pra, sille këtu! A e sjell dot këtu? Te shpia ë?! Po mirë, mirë, te shkolla hajde!

Blerësi – Sa vonohet?

Nxënësi 1 – Bhaaa.

Nxënësi 2 – S’ka?

Nxënësi 1 – Si s’ka mo, po duhet me ik dhe një herë tani o jeta!

Blerësi – Po ky që e shet është çun apo gocë?

Nxënësi 1 – Këto jemi ne.

Nxënësi 2 – Jo ne, mo jo!

Blerësi – Po jeni të vegjël ju.

Nxënësi 1 – E do troç fare, plaku im?

Blerësi – Seriozisht?!

Nxënësi 1 – Po, troç!

Blerësi – 5 mijë lëkë ëëë? Merri!

Nxënësi 1 – A të pëlqen, shihe i herë, a të pëlqen? Po s’të pëlqeu ta kthej mbrapsht unë!

Blerësi – Po jo, o shok!

Shkolla “Sinan Tafaj”

Blerësi – Çuna, cila orë është kjo?

Nxënësi – Sapo ka filluar ora e pestë.

Blerësi – Hajde një çikë këtu!

Nxënësi-  Po, shprehu!

Blerësi – Unëëë kam organizuar një ditëlindje dhe desha me ble një boçe hashash. Kam 25-vjetorin e ditëlindjes dhe do ta bëj një çikë kështu, të madhe…

Nxënësi – E, o, a mo ka noj gja aty (a mos ka ndonjë gjë aty)? E kam seriozisht!

Blerësi – Me lekë në dorë, i thuaj!

Nxënësi – Hë, mor burrë!  Prit, prit njëherë!

Blerësi – A të futem unë tek X dhe të dalë ky, të ma japë tek dera?

Nxënësi – Jo, jo, se e hedh nga lart.

Blerësi – Ai të thërret, o ti e hodhi. Jo, jo, jo!

Nxënësi – Hajde ikim tani, prit se erdha! Ueee ja ka q… robt.

Blerësi – Hë, se s’ka gjë, pak më duhet.

Nxënësi – Mbaje këtë, të shof mos gjej noj tjetër!

Blerësi – Fute, fute, ma rregullo një çikë! Është i mirë, thu ti?

Nxënësi – Po mo, unë them e pi vetë. Ti, kur të duash…

Blerësi – Tjetër?

Nxënësi – Jo, jo!

Blerësi – Hë?

Nxënësi – Kur të duash, herë tjetër!

Shkolla e mesme “Ibrahim Rugova”, Kamëz

Blerësi – Keni dalë në pushim të gjatë?

Nxënësi – Jo, e kemi mbaru shkollën. Jemi në vit të tretë.

Blerësi – A vjen pak? Vjen një çikë, të të pyes për një gjë?

Nxënësi – Po, mo!

Blerësi – Unë kam një ditëlindje, do bëj diçka të madhe se është 25-vjetor, do e bëj kam nja 15- 20 veta, por doja të më ndihmoje, të gjeja një boçe hashash.

Nxënësi – Po s’kemi mo!

Nxënësi 2 – Do një teke hashash?

Blerësi – Ma gjen?

Nxënësi – Po!

Blerësi – Ku?

Nxënësi  Prit këtu!

Blerësi – Të pres këtu? Hajde!

Nxënësi – Thashë, se deshe ndonjë gjë tjetër, po për hashash eee, këtu ka sa të duash.

Nxënësi 2 – Ka Kamza plot.

Blerësi – Hajde këtej! Sa lekë do të jap?

Nxënësi – S’du lekë hiç!

Nxënësi 2 – A kërkove nder, a të mbaruam nder?

Blerësi – Ok! Faleminderit!

Shkolla e mesme “Besnik Sykja”

Blerësi – Djali, si je?

Nxënësi – Po!

Blerësi – Të të pyes, ku mund të gjej hashash?

Nxënësi – Hashash?

Blerësi – Po… me lekë ëëë…

Nxënësi – Ja të flas me këto cunat, o X.

Nxënësi 2 – Ju e doni patjetër?

Blerësi – Po, se kemi një ditëlindje.

Nxënësi – Sa doni?

Blerësi – Një qese.

Nxënësi  Alo… a more ndonjë gjë të mirë për gocën?

Transportuesi – Poo…

Blerësi – Të mirë ma, ee…

Transportuesi – Të mirë fare!

Nxënësi – Janë shoqet e mia, gocat.

Blerësi – Ja dhe lekët!

Nxënësi – Në rregull… po vij më vonë!

Blerësi – A na e ke dhënë të mirë?

Transportuesi – Po të mirë, provoje!

Nxënësi – Ne atë pijmë vetë përnatë.

Shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi”

Blerësi – O çuna! Kot me jua bo një pyetje! Të lutem mos ma merrni për të keq…!

Nxënësi – Po jo moj, s’ka problem!

Blerësi – Ku mundem me e gjet 1 cigare hashash?

Nxënësi – Ke ofertë… ?

Nxënësi 2 – Hë!

Nxënësi – Ofertë ke?

Nxënësi 2 – Po!

Nxënësi  E ke numrin e X, apo është brenda?

Nxënësi 2 – Do jetë në mësim se s’ka mbaruar akoma, bie e dhjetë.

Nxënësi – Ku je? A vonohesh shumë ti? Aa, se na duhet një ashtu…, aa pasnesër thotë.

Nxënësi 2 – Si?

Nxënësi – Vetëm pasnesër, kur të vij thotë.

Blerësi – Për sot s’bëhet gjë këtu ee?

Nxënësi – S’është këtu ai.

Blerësi – Po të marr në telefon, po ashtu nesër.

Nxënësi – Po mirë!

Blerësi – Ok! Ça bën?

Nxënësi 3 – Si kaloni? Mirë? Edhe flori me pas prit, s’do kish vonu kaq shumë.

Blerësi – Ku e di ti, mesa padurim po e pres?!

Nxënësi 3 – A do ikim, ta pimë dhe një cigare tjetër?

Blerësi – Me e dredh.

Nxënësi 3 – Po me ik me e pi, se e kam dredh 1, e ke gati.

Blerësi – Jo, unë nuk jam aq në formë. Kjo e pi.

Nxënësi 3 – Pse?

Blerësi – Po s’jam.

Nxënësi 3  Ti s’pi?

Blerësi – Jo unë vallaj, plus sot që është vapë…

Nxënësi 3 – E di sa do të të qetësojë?

Blerësi – Jo, ti rrofsh faleminderit! Unë e du për të martën!

Nxënësi 3 – Për të martën…

Blerësi – Ti e ke dredh? E ke gati?

Nxënësi 3 – Gati e ke!

Blerësi – Ok!

Nxënësi  3 – Mos e vrit mendjen! Kujdes, mos ta thyesh!

Blerësi – E ke bërë të përzier me cigare.

Nxënësi  3 – Po normal, o ti…

Blerësi – Sa detyrohem për këtë?

Nxënësi 3 – Asnjë gjë!

Blerësi – Jo, jo!

Nxënësi 3 – Vec për pritjen… jo, jo!

Blerësi – Merre! Faleminderit shumë!

Nxënësi 3 – Faleminderit ju!

Blerësi – Mos të detyrohem më shumë?

Nxënësi 3 – Jo, jo!

Blerësi – Unë numrin e kam.

Nxënësi 3  Unë kisha qejf ta pinim edhe këtë tjetrën.

Blerësi – Një kafe e pimë ne, por këtë për sot jo njëherë!/

Moderatorët e emisionit “Stop” i bënë apel të gjithë instancave për të reaguar ndaj këtij fenomeni, pasi hashashi ka nisur të tregtohet haptazi./tvklan

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas