Teknologji

Video/ Kalon ‘testimin ushtarak’, Samsung prezanton ekranin e ri të pathyeshëm

“Samsung” ka bërë të ditur se ekrani i tij “i pathyeshëm” është certifikuar nga Underwriters Laboratories pasi ka kaluar testimin e standardit ushtarak. Ekrani është “OLED fleksibël” me një nënshtresë “të pathyeshme” dhe me një mbishtresë plastike.

Aktualisht, ekranët e celularëve “Samsung” të cilësisë së lartë përdorin ekran të mbuluar me xham. Testimi i standardit ushtaraka përfshin hedhjen e panelit 26 herë nga lartësia 1.2 metra, si dhe testet e temperaturës nga -32 në 71 gradë Celsius.



Bëhet e ditur se paneli i ka mbijetuar edhe një rënieje nga 1.89 metra. “Samsung” tha se, paneli i tij i kaloi të gjitha testimet pa shenja dëmtimi.

Në një video të publikuar nga Samsung, një punonjëse e godet panelin disa herë me çekan, pa asnjë shenjë dëmtimi.

Pa dyshim që është mbresëlënëse, megjithatë testimi nuk ka treguar se sa rezistente është shtresa prej plastike karshi përdorimit të përditshëm.

Një përfaqësues i Samsungut deklaroi se ekrani i ri është jo vetëm i pathyeshëm, por ka edhe një fortësi shumë të ngjashme me xhamin, gjë që ndoshta sugjeron se ekrani do të jetë i aftë t’u rezistojë gërvishtjeve.

Për momentin nuk dihet se cilët celularë do të kenë panelin e ri.

“Galaxy Note 9” është pranë prezantimit dhe ka pasur zëra se “Samsungu” e vonoi nxjerrjen e tij pikërisht për të bërë modifikime në ekran. Megjithatë, këta zëra mund të mos kenë lidhje me panelin e ri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas