fbpx

Sport

Video/ Juventus fiton me mjaft vështirësi kundër Chievo-s, Ronaldo gjen pak hapësira





               Publikuar në : 20:03 - 18/08/18 |
mapo.al

Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e parë të “Seria A” kundër Chievo-s.


Skuadra e drejtuar nga Allegri mori shumë shpejt avantazhin, me Khedira-n që realizoi në minutën e 3-t nga brenda zonës. Dukej sikur skuadra që debutoi Ronaldo do ta fitonte me shumë lehtësi këtë takim, por me kalimin e minutave vendasit morën veten.



Duhej të vinte minuta e 38-t që ‘zonja’ të kuptonte se për 3 pikët duhet derdhur shumë djersë. Stepinski fluturoi mbi të gjithë duke barazuar me kokë.


Kur askush nuk e priste, në të 56-t, Giacherini me një goditje të saktë nga pika e bardhë e penalltisë do të kalonte Chievo-n në avantazh. Juventus nuk i beson syve dhe hidhet menjëherë në sulm.

Fillimisht do të ishte Bonucci që me kokë do të barazonte shifrat në 2-2, ndërsa në të 93-n, Bernandeschi do t’i dhuronte 3 pikët ‘zonjës së vjetër’.

Një debutim shumë i vështirë për Ronaldo-n, i cili nga ndeshja e ardhshme do t’i bëjë më mirë llogaritë pasi në “Seria A” hapësirat janë shumë të pakta.


Etiketa: , , , ,

Pas