Kryesore

VIDEO / “Jam ‘Azem Hajdari’ i dytë”, kush është këngëtari që u ndalua nga Policia

Vetëm pak orë pas përfundimit të seancës gjyqësore ku u mor masa e sigurisë për 23 të arrestuarit si rezultat i incidenteteve në rrugën e Kombit, në komisariatin numër dy të Tiranës u shoqëruan dy anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gentian Gjonaj dhe Ardit Zeneli.

“Antikomunisti i betuar Gent Gjonaj dhe Ardit Zeneli sapo janë shoqëruar me forcë tek Komisariati nr.2. Ata kane nevojë për ne tani më shumë se kurrë”, – denoncoi në Facebook, kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi. Nëse për shumëkënd jashtë PD-së emrat e tyre janë të panjohur, për ata që punojnë cdo ditë në PD, është krejt e kundërta.



Njëri prej tyre, Gentian Gjonaj është aktivist i flaktë i PD-së. Ai njihet nga radhët e PD-së si këngëtar që ka nxjerrë disa klipe kundër Edi Ramës si “Sot është komunizëm, unë e du lirinë du demokracinë”. Por ajo që e ka bërë më të njohur Gentian Gjonajt tek të rinjtë e PD-së është një tjetër këngë me titull “Lene Edi drogën”, ku Gjonaj vetëidentifikohet si  “Azem Hajdari” i dytë.

“….Jam si Azem Hajdari i dytë krejt Rilindja ka me u myt/ demokrat i lind n’Mirditë nuk ma ni edhe pikë…”, thuhet në tekstet e tij.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas