Dikur

Video / Ja vallja shqiptare që surprizoi Moskën në vitin 1975

Vallja devolliçe është një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare e cila renditet mes valles së Osman Takës, valles së Dumresë apo edhe valleve epiko-lirike në veri të vendit.

E kultivuar dhe trashëguar mirë brez pas brezi, ajo konsiderohet si një lloj mjaft dinamik, ku valltarët shfaqin forcë dhe energji në lëvizje.



Arkiva Qëndrore e Shtetit, ka përcjellë një video ku grupi folklorik i krahinës së Devollit ka përfaqësuar Shqipërinë dënjësisht në vitin 1957 në Moskë.

Festivali Ndërkombëtar i Rinisë së asaj kohe, nderoi Shqipërinë me Çmimin e dytë duke vlerësuar secilin prej artistëve.

Aktiviteti zgjati në segmentin kohor 28 korrik-11 gusht 1957, dhe pati mundësi që të njihej me një ndër thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Krahina e Devollit, shquhet për vlerat folklorike, ku në historinë e saj janë shënuar balada, ninulla, këngë, valle, zakone dhe rite.

Këto gjenden të përshkruara edhe në letrat e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i cili një pjesë të gjerë të krijimtarisë së tij letrare ja kushtoi Devollit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas