Kryesore, Rusi 2018, Sport

Video: Ja ku është frymëzuar Anglia për goditjet standarde spektakolare

Anglia, në ndeshjen me Panamanë, rishfaqi forcën e saj në goditjet me top të ndalur.

Skuadra e Southgate, në të vërtetë po shkëlqen në këtë pikë më shumë se ekipet e tjera teksa ka shënuar më shumë gola në këtë aspekt, 6 të tillë.



Forca e saj në këto lloj goditjesh ka lidhje me metodën e ndjekur nga trajneri i ‘Tre Luanëve’ që mesa duket është frymëzuar kampionati i NBA dhe sistemi mbrojtës e sulmues që përdorin skuadrat e kampionatit më spektakolar në botë.

Darren Fletcher tregon sesi i lindi ideja trajnerit Southgate për të aplikuar sistemin e ekipeve të basketbollit.

“Southgate u jep shumë rëndësi goditjeve të dënimit apo të këndit. Një ditë shkuam me tren për të ndjekur Minessota Timberwolves të stërvitet dhe të luajë. Southgate ishte i interesuar për basketbollin sepse sulmi është 5 kundër 5 lojtarëve, por gjithnjë është një basketbollist nën kosh i lirë dhe gati për të shënuar. Kështu që sa donte të dinte sesi veprohej për të krijuar hapësirë në një zonë aq të vogël”.

Këtë strategji, Southgate e aplikoi menjëherë te përfaqësuesja angleze dhe i habiti të gjithë me metodat e tij.

Lojtarë si Stones që shënoi 2 gola kundër Panamasë ose Maguire janë futbollistë që e zbatojnë më së miri këtë strategji që ka ardhur nga përtej Atlantikut, kampionati më spektakolar i basketbollit në botë./TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas