Sport

Video / Iu deshën vetëm 8 minuta, Ronaldo shënon golin e parë me Juventusin






               Publikuar në : 17:45 - 12/08/18 |
mapo.al

Kristiano Ronaldo ka hapur serinë e tij të golave me Juventusin pas vetëm 8 minutash në fushën e lojës me fanellën bardhezi.


Portugezi që iu bashkua italianëve pak javë më parë, shënoi golin e parë që në minutën e 8 të ndeshjes tradicionale mes Juventusit dhe ekipit B të këtij klubi. Ndeshja është kthyer në një nga më të ndjekurat për tifozët e Juventusit, aq sa me dhjetëra mijëra kishin rrethuar fushën stërvitore në Villar Perosa për të parë portugezin në debutimin e tij.

Ata nuk kanë mbetur të zhgënjyer pasi ai la menjëherë shenjë duke gjetur rrjetën e dhënë sinjalin e parë se dëshiron të bëhet protagonist i sulmit bardhezi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas