Kronika, Kryesore

Video / Humbi 60 mijë euro, shqiptari qëllon me armë brenda kazinosë

Një shqiptar rrezikon që të dënohet me 15 vite burg në Spanjë, pasi kishte qëlluar me armë ndaj stafit të një kazinoje.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2015 ne Spanje, ndërsa sot janë bërë publike edhe pamjet e frikshme të filmuara nga kamerat e kazinosë dhe të përdorura si prova në gjyq.



Mësohet se shqiptari kishte humbur 60 mijë euro në kazino.

Fillimisht shqiptari kishte qëlluar në qafë një punonjës që kishte qenë pranë.

Kur kishte tentuar ta qëllonte sërish, i ishte bllokuar arma.

Më pas kishte shkuar tek kasa ku kishte kërkuar paratë. Por as aty nuk i kishte marrë.

Kishte nxjerrë armë, por sërish nuk kishte shkrepur, duke u bllokuar.

Në gjyq, avokati i shqiptarit është shprehur se klienti i tij ka qenë në gjendje të rënduar mendore.

Kjo ka ardhur për faktin se ai ka qenë i nervozuar për humbjen e 60 mijë eurove dhe kishte pirë alkool.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas