Bota

Video horror: Momenti kur aksidentohet presidenti…






               Publikuar në : 11:05 - 10/09/18 |
mapo.al

Ky është momenti i aksidentit tragjik ku mbeti i plagosur presidenti moldav, Igor Dodon.


Vetura e tij u godit nga një kamion, shoferi i të cilit siç duket nga pamjet humbi kontrollin dhe doli nga korsia.

Automjeti i presidentit u përmbys.

Veç tij, plagë morën edhe nëna, një nga fëmijët e tij, shoferi dhe një truproje që ndodhej në veturën që shoqëronte presidentin, prej nga u kryen edhe xhirimet e aksidentit. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

43-vjeçari Igor Dodon u zgjodh president i Moldavisë 2 vite më parë. I ardhur nga radhët e të majtës, ai mbështet forcimin e marrëdhënieve me Moskën.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas